Jaha Group është themeluar në vitet e 90-ta me një staf profesional dhe me pervojë në ndërtimtari të ulët, stafi i cili është duke u rritur çdo dite e më shumë. Lexo më shumë

Jaha Center 1

Jaha Center 1 është një projekt i cili është implementuar në Gjilan përkatësisht në Rr.Gjinollve mbrapa Tregut të Gjelbërt, një lokacion i cili është komod me një ambiente të pastër dhe një arkitekture unike.
Me parking të mbyllur,sigurim të veçantë ,hapësira të dedikuara për ecje,hapësira të rregulluara gjelbëruese, sistem të kamerave, dhe parkun e lojerave për fëmijë Jaha Center 3 shëndrrohet në një hapësirë jetese mbi standardet normale për një strukturë elite.

Good buildings come from good people, and all problems are solved by good design.

Stephen Gardiner

Në çdo banesë ka të inkorporuar sisteme të ngrohjes qendrore. Kualiteti i dritareve: dritare nga PVC me profil 80mm, me 3 xhama dhe roleta të jashtme nga alumini. Termo izolimi: izolimi i jashtëm me lesh guri dhe tulla të fasadës. Dyert: dyer të blinduara dhe dyer të brendshme CPL. Muret ndarëse: ndarja në mes të banesave me dy mure dhe izolim akustik. Kualiteti i dyshemeve: dysheme laminati dhe pllaka qeramike. Furnizim të rregullt me energji elektrike 24h, ujë i pijshëm përmes sistemit te filtrimit 24h, sigurim ne hyrje te objekteve 24h, vëzhgim me kamera dhe alarme për mbrojtjen e pasurisë tuaj, hapësira gjelbëruese që rrethon objektet dhe i jep një pamje të veçantë.